Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ka qenë e angazhuar me aktivitete të shumta.

Ajo është dashur vazhdimisht të udhëtojë mes Britanisë dhe ShBA-së, për të realizuar kampanjën e saj më të re reklamuese për “Diechmann Shoes”, si dhe në të njëjtën kohë i është dashur të jetë në kohë në spektaklin “The Masked Singer”, pasi aty ka rolin e anëtares së jurisë.

Duket se pas gjithë këtyre angazhimeve, Rita më në fund ka gjetur pak kohë për veten që të relaksohet.

Të shtunën, ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi mjaft ‘të nxehta’, ku shfaqej ndërsa shijonte një pushim të mirë në pishinë me avull, transmeton ‘telegrafi’.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu