Përbërësit: 6-7 molla të ngrira në rende, një gotë sheqer, një gotë ujë, 2 lugë të vogla kanellë.

Përbërësit për brumin: 3 vezë, një gotë sheqer, një gotë qumësht, 1/2 gotë vaj, 2 gota miell, një pluhur për pjekje, një sheqer vanilje.

Përgatitja: Mollët e grira i qesim në një enë, shtojmë sheqerin, kanellën dhe ujin. I ziejmë të gjitha së bashku duke i përzierë derisa lëngu të shterrojë, masën me mollët e ziera e qesim në një kallep të mbuluar me letër për pjekje për pasta. Përziejmë përbërësit për brumin dhe pasi të fitojmë një masë homogjene e qesim sipër mollëve mbi letrën për pjekje.

Pjekim në 180 gradë C derisa të merr ngjyrë të kuqrremtë, pas pjekjes mbulojmë me letër për pjekje tjetër dhe e rrotullojmë në një tabakë tjetër. Më pas e largojmë letrën në të cilën është pjekur dhe me ndihmën e letrës së përfundme e mbështjellim në role. Rolet i sheqerosim me sheqer pluhur dhe janë gati për tu shërbyer. Ju bëftë mirë!


Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu