E dimë që këto ditë keni dëgjuar vazhdimisht t’ju thuhet se çfarë duhet dhe çfarë s’duhet të bëni për të minimizuar rrezikun e coronavirusit

Megjithatë, të keni informacion të mjaftueshëm nuk ju bën asnjëherë keq.

Më poshtë kemi përmbledhur disa nga rregullat që duhet t’i ndiqni patjetër këtë periudhë.

Protokolli i hyrjes në shtëpi

  1. Kur kthehesh në shtëpi përpiqu të mos prekësh asgjë.
  2. Hiq këpucët.
  3. Dezinfekto putrat e kafshës shtëpiake, nëse e keni nxjerrë jashtë.
  4. Hiq rrobat dhe vendosi mënjanë në një qese për t’i larë.
  5. Lër çantën, çelësat, portofolin në një kuti në hyrje.
  6. Bëj dush. Nëse nuk mundesh, laji mirë të gjitha zonat e ekspozuara.
  7. Pastro telefonin dhe syzet me alkool.
  8. Pastro sipërfaqet e të gjitha sendeve që ke marrë nga jashtë.
  9. Hiqi dorezat me kujdes dhe hidhi në kosh. Më pas laj duart.
  10. Kujto që nuk është e mundur të dezinfektosh totalisht. Ideja është të minimizosh rrezikun.

Protokolli i bashkëjetesës me personat e rrezikuar

  1. Flini në shtrate të ndara.
  2. Përdorni tualete të ndryshme dhe dezinfektojini vazhdimisht.
  3. Mos përdorni të njëjtat enë, gota, peshqirë etj.
  4. Pastroni dhe dezinfektoni vazhdimisht sipërfaqet që preken më shpesh.

5 .Lajini veshjet, çarçafët dhe peshqirët shumë shpesh.

  1. Mbani distancë, flini në dhoma të ndara.
  2. Ajrosini shpesh dhomat.
  3. Telefononi numrat e vënë në dispozicion nëse keni temperaturë më të lartë se 38 gradë dhe vështirësi në frymëmarrje.
  4. Mos e ndërprisni karantinën për 2 javë. Për çdo dalje nga shtëpia, rifillon numërimi i ditëve.

Protokolli i daljes nga shtëpia

  1. Kur del, vish një xhaketë me mëngë të gjata.
  2. Mbaji flokët kapur. Mos mbaj vathë, byzylykë apo unaza. (Kështu do ta prekësh më rrallë fytyrën)
  3. Maskën vendose pak para se të dalësh.
  4. Përpiqu të mos e përdorësh transportin publik.
  5. Nëse del me kafshën shtëpiake, përpiqu ta mbash larg sipërfaqeve të ekspozuara.
  6. Mbaj peceta njëpërdorimshme. Përdori për të mbuluar gishtat kur prek sipërfaqe të ndryshme.
  7. Mblidheni pecetën dhe hidheni në një kosh të mbyllur.
  8. Nëse teshtin apo kollitesh, bëje te bërryli, jo në duar apo në ajër.
  9. Përpiqu të mos paguash me para në dorë. Nëse prek paratë, dezinfekto duart.
  10. Laji duart pas prekjes së çdo objekti apo sipërfaqeje, ose dezinfektoji me xhel antibakterial.
  11. Mos e prek fytyrën, pa larë duart më parë.
  12. Mbaj distancë nga njerëzit.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu