1.Lumturi që rritet
Rezultatet e këtij studimi shkencor zbuluan se shprehja e mirënjohjes ishte e lidhur me më pak depresion në pjesëmarrësit e studimit. Studiuesit zbuluan se individët mirënjohës që merreshin me vështirësi financiare kishin dukshëm më pak simptoma depresive sesa njerëz jo mirënjohës.

2.Shëndet më i mirë fizik
Rezultatet e këtij studimi zbuluan se pjesëmarrësit që praktikonin mirënjohje ishin më të shëndetshëm. Autorët zbuluan se mirënjohja përmirësoi shëndetin mendor dhe fizik të pjesëmarrësve.  Në fund të studimit, pjesëmarrësit duke praktikuar mirënjohje raportuan më pak dhimbje fizike.

3.Gjumë më i mirë
Ky studim shkencor u përqëndrua në ndikimin e mirënjohjes si në shëndetin mendor ashtu edhe në atë fizik. Studiuesit zbuluan se mirënjohja lidhej pozitivisht me gjumin më të mirë. Për më tepër, të dhënat e studimit përcaktuan që mirënjohja përmirëson cilësinë e gjumit.

4.Forcon lidhjet me njerëzit
Rezultatet zbuluan se “mirënjohja është e rëndësishme për formimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve më të rëndësishme të jetës sonë.” Rezultate të ngjashme në disa studime të tjera shkencore poashtu treguan ndikimin pozitiv të mirënjohjes në marrëdhëniet e dashurisë.

6. Më pak agresivitet dhe më shumë durim
Hulumtimi rreth kësaj teme ka treguar që individët që praktikojnë mirënjohje kanë më pak të ngjarë të provokohen lehtë. Rezultatet tregojnë se njerëzit që praktikojnë mirënjohje kanë nivele më të larta të empatisë për të tjerët, duke sugjeruar se ata gjithashtu kanë më shumë durim.

7. Më shumë kujdes për veten
Një tjetër studim shkencor zbuloi se individët që shkruanin në ditar mirënjohjet e ditës hanin 25 përqind më pak yndyrë në dietën e tyre.

8.Më pak dhimbje fizike
Perceptimi i dhimbjes fizike ishte më pak intensiv tek pjesëmarrësit që ndjeheshin falenderues për gjërat që i rrethonin.

9. Shtypje e ulët e gjakut
Si stresi ashtu edhe ankthi mund të ngrisin presionin e gjakut të një personi.  Autorët e këtij studimi raportojnë se njerëzit që shprehin më shumë mirënjohje kanë më pak stres dhe ankth.

Shpërndaje me një njeri falenderues.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu