Për Slloveninë, anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është një çështje gjeopolitike që do të sjellë më shumë siguri për të gjithë kontinentin. Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor deklaroi të mërkurën se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që në samitin e ardhshëm të “Bërdo-Brioni-it” të miratohet një deklaratë që i bën apel për këtë çështje BE-së dhe Komisionit Europian në veçanti.

Nga Forumi i dhjetë i biznesit në Sarajevë, Pahor u shpreh se anulimi i zgjerimit do të rrezikojë të gjithë procesin e integrimit, por gjithashtu dhe sigurinë evropiane.

 “Vendeve të Ballkanit Perëndimor u mbetet ta përshpejtojnë procesin e reformave, që do të thotë qeveritë e Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi duhet ta bëjnë atë dhe jo të presin Bashkimin Europian. Por, në të njëjtën kohë dëshiroj që blloku të ketë mundësi të arrijë konsensus për çështjen e zgjerimit,” deklaroi Pahor.

Në të kundërt sipas presidentit slloven, “forcat e vjetra nacionaliste”, do t’i ndajnë kufijtë mbi baza etnike, duke rrezikuar sigurinë e mbarë Europës.

Samiti i radhës i Bërdo-Brioni-it do të zhvillohet në Tiranë.

g.kosovari

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here