Përbërësit për petën: 175gr gjalpë, 175gr sheqer, 200gr miell, 1 vezë, 5gr pluhur pjekurinash.

Për mbushjen me molla: 500ml lëng molle, 5 molla, 1 lëng limoni, 200gr sheqer, 2 puding vanilje.

Për shtresën e tretë: 400ml pana ëmbëlsirash, 200gr ajkë të thatë/shtalpë, 2 sheqer vanilje, 2 qeska/bustina përforcues kremi, 2 lugë gjelle sheqer, kanellë.

Përgatitja: Fillimisht bëjmë brumin me të gjithë përbërësit, më pas e mbështjellim në folie plastike dhe e lëmë të pushojë për gjysmë ore në frigorifer. Gjatë kësaj kohe qërojmë mollat, ua largojmë bërthamat dhe i prejmë në copa të vogla. Sipër mollëve të prera hedhim lëngun e një limoni.

Pastaj në një enë hedhim 500ml lëng molle, sheqerin dhe dy pudingët e vaniljes. Masën e ziejmë bashkë duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet. Më pas e lëmë të ftohet pak dhe pas ftohjes ia shtojmë mollët e grira më parë.

Brumin që e kemi lënë të pushoj në frigorifer e hollojmë dhe e vendosim në tavën me diametër 26cm. E rrafshojmë mirë me duar duke e mveshur me të njëkohësisht rrethin e tavës. Më pas shtojmë pudingun me molla. Ëmbëlsira piqet për 40 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë C.

Pastaj e lëmë të ftohet dhe në ndërkohë përgatisim panan. Atë e rrahim me mikser, ia shtojmë përforcuesit, sheqerin dhe sheqer vaniljen. Pasi të jetë trashur e forcuar ia shtojmë edhe shtalpën. I përziejmë mirë të gjitha me lugë dhe këtë masë e hedhim mbi ëmbëlsirën e ftohur, më pas e dekorojmë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu