Përbërësit:  4 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë vaj, 1 gotë qumësht, 1 pecivë, 1 sheqer vanile, 15 lugë miell, 5 lugë të gjellës kakao.

Për fillin: 1 litër qumësht, 2 pudinga vanile, 10 lugë sheqer, 1 sheqer vanile.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe fillimisht shtojmë vezët me sheqerin. I rrahim mirë me tel kuzhine ose mikser deri sa të tretet mirë sheqeri.

Pastaj shtojmë një nga një edhe përbërësit e tjerë i rrahim të gjitha së bashku deri sa të bëhet një masë himogjene.

Kur masa të jetë gati e qesim në tepsi dhe e fusim në furrë për pjekje në 250 gradë C më pas e ulim pak temperaturën në 150 gradë C që të pjeket ngadalë përafërsisht për 45 minuta.

Pasi ëmbëlsira të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë pak të ftohet, pastaj ia bëjmë disa vrima me thikë apo me diqka tjetër si në foto.

Ndërkohë e përgatisim fillin me përbërësit e cekur më lartë dhe sapo filli të jetë gati ashtu të nxehtë ia hedhim tortës sipër në vrima. Ndërsa sipër e dekorojmë me shllag, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Dona.

Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu