Përbërësit: 800gr keksa Petit Beurre, 800gr pjeshka të prera (ose ndonjë pemë tjetër sipas shijes), 550ml jogurt i pemëve, 100gr mascarpone, 3 lugë gjelle sheqer pluhur, 1 lugë ekstrakt vanilje, 300ml hopla (krem pana).

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 800gr keksa të cilat grimcohen në copëza të vogla, më pas tek keksat që i kemi grimcuar shtojmë 550ml jogurt të pemëve dhe i përziejmë mirë keksat me jogurtin. Pastaj marrim 100gr mascarpone, 3 lugë sheqer i përziejmë bashkë mirë dhe më pas i hedhi hedhim tek keksa duke i përzier mirë me lugë që të bashkohet masa.

Më pas tek keksat hedhim 800gr pjeshka të prera, 1 lugë të mesme ekstrakt vanilje dhe i përziejmë keksat mirë me lugë. Pastaj marrim një tepsi me madhesi 33x27cm dhe e lyejm me margarinë që të mos ngjitet ëmbëlsira, më pas masën e hedhim në tepsi dhe e shtrijmë mirë me lugë siç e shikoni në video.

Në fund marrim 300ml hopla dhe i përzijemë mirë derisa të bëhet një krem i trash, e shtojmë kremin hopla mbi ëmbelsirë dhe e lyejmë mirë të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirë me të. Sipër mund ta dekoroni me çkado që keni dëshirës, qëndron 1 orë në frigorifer më pas mund ta shërbeni. Një ëmbëlsirë që përgatitet tepër lehtë, shpejt dhe nuk kërkon shumë përbërës. Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu