Përbërësit: 5 vezë, 200gr margarinë ( në temperaturë dhome), 200gr sheqer, 200gr arra të bluara
5 lugë gjelle grizë, 1 lugë gjelle kanellë. Për kremin: 3 Schlagsahne (hopla), 3 perforcues sahne steif (shllag), 1 dozë qumësht të kondenzuar.

Përgatitja: Marrim dy enë kuzhinë dhe ndajmë vezët, të verdhat e vezëve në një enë dhe të bardhat e vezëve në enën tjetër. Të bardhat e vezëve i tundim mirë me mikser, deri sa të bëhet një shkumë e forte (krem i fortë).

Më pas tundim të verdhat e vezëve dhe shtojmë të gjithë përbërësit e cekur më lartë, i përziejmë mirë dhe më pas i bashkojmë me të bardhat e vezëve.

E qesim masën në tepsi 28cm (ashtu si duket në foto, tepsi që i largohet rrethi), pasi shtojmë brumin në tepsi sipër i hedhim boronica. Më pas e pjekim në furrën e parangrohun në 180 gradë C për 45 minuta.

Pastaj përgatisim kremin, tundim kremin hopla dhe shllagun së bashku pasi të fohet tortja ia hedhim sipër kremin. Sipër i hedhim edhe çokollatë të coptuar në rende. Më pas e lëmë në frigorifer që të fohet, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Neri. Ju bëftë mirë!



Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu