Do t’ju kënaqë kur ta provoni. Është edhe e ëmbël, edhe e shijshme…

Këtë recetë po e japim vetëm për ato amvise të cilat arrijnë t’i bëjnë bash të gjitha në kohë, por që dëshirojnë të gatuajnë tortë në shtëpi.

Përbërësit e nevojshëm: 250gr hallvë, 250gr krem të rrahur (shllag), 100ml ujë të gazuar
250gr biskota, 50gr krem të rrahur për dekorim, çokollatë të zezë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 250gr krem (shllag) e përziejmë mire me tel kuzhine dhe më pas me ujin e gazuar e përzieni kremin e rrahur. Hallvën duhet ta keni të përgatitur paraprakisht. Pastaj marrim 250gr biskota dhe i bluajm në blender dhe i përziejmë me 50gr krem të rrahur më parë dhe hallvën e përzijmë me 250gr krem të tjerë.

Në fillim në tepsi shtojmë pak nga shllagu me biskota të bluara, në mes hallvën me shllag dhe përsëri sipër një pjesë nga shllagu me biskota të bluara.

Të gjitha radhisni në bazë (enë e posaçme për torta) duke i dhënë formën tortes ashtu siç duket në foto. Pastaj dekorojeni sipas dëshirës, ndërkaq ne ju propozojmë krem të rrahur dhe çokollatën të grirë në rendë apo arra të bluara. Pasi arrat dhe çokollata u japim gjithmonë ëmbëlsirave një shije të mrekullueshme.

Tortë që përgatitet shpejt dhe nuk kërkon shumë përbërës, provojeni dhe do të befasoheni nga shija që ka.

Ju bëftë mirë!

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu