Ballina Femra U fejua mbrëmë: Si u duk e çfarë domethënie ka fustani i...

U fejua mbrëmë: Si u duk e çfarë domethënie ka fustani i Armina Mevlanit?

9
0

Blogerja e famshme shqiptare, e njohur për veshjet e saja firmato dhe shijen e hole në modë, u fejua mbrëmë pas shumë kohësh në lidhje.

Mevlani u bë nuse në familjen e ish kryeministrit shqiptar, Sali Berishës, pasi që u fejua me djalin e tij, Shkëlzenin.

Dyshja e njohur u fejuan në një ceremoni private në Pallatin e Brigadave. Ata kishin ftuar 30 persona, miq e të afërm dhe pak pas fillimit të ceremonisë, fotot nga festa u përhapën menjëherë në rrjet.

Armina shkëlqeu në ditën e saj të lumtur, teksa ishte veshur me një fustan me lule të gjatë deri në fund të këmbëve. Mirëpo, nuk e dinit kuptimin e veçantë të veshjes së saj ‘Dolce Gabbana’.

Lulet në fustanin e Arminës, të quajtura bozhure, nuk ishin rastësore. Sipas ‘Anabel’, bozhuri njihet si një nga lulet më jetëgjata, e cila jeton deri ne 100 vite. Ajo ka kuptimin e bashkimit dhe vazhdimësisë dhe njihet si bima e mirëqenies dhe gëzimit, gjetja e duhur për ditën e fejesës së saj.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu