Në LA Auto Show, do të shfaqet kjo makinë e re që mbushet me rrymë

Gjatë javës së kaluar, Volkswagen bëri të ditur, se do të prezantojë një makinë të re nga linja ID. në fund të këtij muaji në LA Auto Show, mirëpo nuk bëri të ditur asnjë detaje tjetër, transmeton Telegrafi.

Tani është konfirmuar, se kjo makinë do të quhet ID. Space Vizzion, ndërsa është shfaqur edhe dukja që do të ketë.

Krahas crossoverit ID.4 pritet që ta shohim edhe këtë makinë që mbushet me rrymë, që ka madhësi sa një SUV, ndërsa më shumë ngjanë me modelet e llojit Gran Turismo.

Dizajni i këtij Volkswageni është krijuar që të ketë aerodinamikë të madhe, me kulm të rrafshët dhe hapje të shumta në pjesën e  përparme. Me dritat LED që janë vendosur në shumë pjesë, dukja e ID, Space Vizzion, bëhet shumë më e pëlqyeshme.

Autonomia e këtij Volkswagen do jetë deri në 480 kilometra, derisa do ketë edhe brendi mjaft të rehatshme dhe të mirë.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu