Përditësimi i ri i platformës ‘WhatsApp’ do bëjë që përdoruesit të mos shtohen në grupe pa pëlqimin e tyre.

Veçoria e fundit për pajisjet me sistem operativ Android dhe iOS lejon përdoruesit të vendosin se kush mund t’i shtojë në grupe të reja, transmeton lajmi.net.

Mund të aktivizohet përmes cilësimeve të konfigurimit të privatësisë, me tre mundësi tani të disponueshme për atë që është i autorizuar të shtojë në grupe: ‘Everyone (Të gjithë)’, “My Contacts (Kontaktet)” ose “My Contacts Except (Kontaktet e mia përveç) …”.

Ky opsion i fundit lejon përdoruesit të përzgjedhin kontakte të caktuara, të cilët do të detyrohen të dërgojnë ndonjë ftesë bisede në grup përmes bisedave private.

Përdoruesit do të kenë tre ditë për të vendosur nëse do ta pranojnë apo jo ftesën.

Burimi: www.alboz.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu