Eden Hazard është nga sot futbollist i Realit të Madridit.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi madrilen në faqen zyrtare, ku ndër të tjera thuhet se belgu do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos” dhe do të prezantohet zyrtarisht më 13 qershor, pasi të ketë përfunduar angazhimet me Belgjikën, në eliminatoret e Euro 2020-ës.

Nuk janë bërë ende të ditura detajet e operacionit, por paraprakisht thuhet se klubi spanjoll ka derdhur rreth 100 milionë euro plus bonuset në arkat e Chelsea.

Pas Eder Militao, Eden Hazard është përforcimi i dytë e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm, ndërsa revolucioni vazhdon dhe në ditët në vijim priten të tjera afrime të bujshme te madrilenët.


Top Channel

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here